Studentja FRESSH-iste shpërthen ndaj Ramës: Me presione kurrë mos e marrsha këtë shkollë

Studentët që nuk i takoi Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, i takuan në orët e vona të mbrëmjes së të premtes një grup pedagogësh i Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Në mesin e diskutantëve ishte një studente e Infermierisë, e cila u paraqit si anëtare e FRESSH.

Ajo hodhi akuza të forta se po bëhen presione nga më të ndryshmet për ti dhënë fund bojkotit, ndërsa kritikoi ashpër edhe Ministren Shahini.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk na intereson.Të shkuarën time mund të ma thonë të gjithë dhe e kam me fakt, që kam qenë pas Lindita Nikollës. Kam qenë ndër të paktët persona në këtë protestë pas Lindita Nikollës por kjo nuk do të thotë që unë të mbyll gojën, kjo nuk do të thotë që dikush që është partiak. Secili ka partinë e vet dhe bindjen e tij politike.Partinë e kemi lënë kur të vijë puna me hedh votën. Këtu jemi si student. Unë jam këtu si studente, mbroj të drejtat e mia si studente. Rektori ka për detyrë të na mbrojë ne dhe jo të dalë të bëjë sekretarin e Ministres.Jo të dalë dhe ti thotë medias dil jashtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ku jemi, a jemi në demokraci?Çfarë i kushtonte Ministres të fliste para kamerave, ka frikë, ka vrarë ndonjë, nuk di të shprehet. I bie që nuk i takon ai post, nuk i takon ajo karrige.Për çfarë e kemi vendosur, për çfarë e ka vendosur Edi Rama? Me plotësu ligje kot, me firmos në fund të letrave?Apo të jetë Sekretarja e Edi Ramës? Ne nuk kemi kërkuar të hiqen Ministra, as të rrëzohet Edi Rama, as të vendoset Sali Berisha apo Lulzim Basha, kërkojmë plotësimin e 8 pikave si nga kjo qeveri, si nga një qeveri tjetër që do të vijë. Pak rëndësi ka kush. Ne duam këtë dhe nuk ka negociata për këtë”- u shpreh studentja.

Në mungesë të gjetjes së të drejtave të tyre, zhgënjimi është evident.

“Du me tërheq teseren që e kam me firmë, që të mos jetë emri im hiç në atë parti.Kanë arritur presionet deri aty ku jetoj unë ku më thonë lërë protestën, lërë ngujimin, kthehu në shkollë se nuk do të marrësh shkollën. Por unë një gjë të fortë e kam brenda vetes, kam të gjithë pedagogët me mua, kam gjithë shoqërinë me mua dhe nëse do të jem unë martirja që nuk do ta marr shkollë, mos e marrsha kurrë këtë shkollë!

Në momentin që një fakultet ka hyrë në mësim ka ndodhur që është përdorur për të thënë se protesta ka mbaruar, ne kemi bërë çfarë kemi dashur, tani është radha për tu kthyer në studime. Unë e para nuk jam kthyer dhe pse dega ime ndoshta ka qenë pro kthimit në auditore. E di se në momentin që do të kthehem nuk do të kem mundësi të ngre më zërin”– u shpreh studentja.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?