Studentja ishte pro dialogut, sot kandidate për zgjedhjet (FOTO)

Anxhela Bakiasi, studentja ekselente që u “përplas” me kryeministrin Edi Rama në “Top Show” gjatë periudhës së protestave masive të studentëve. Vajza në fjalë replikoi disa herë me kreun e qeverisë duke u shprehur ndër të tjera se, nuk ka shumë vend për dialog sepse studentët kanë vite që presin që gjërat të bëhen.

Studentja që ishte pro dialogut, sot është një prej 76 kandidatëve të Erion Veliajt për këshillin bashkiak të Tiranës.

“Ekselentja që ishte pro dialogut, tani kandidon për anëtarë të Këshillit Bashkiak. Që të kuptoni se si po shpërblehen të gjithë ata që sabotuan protestën e studentëve, ndërkohë që pjesën tjetër po e gënjejnë me një kartë që nuk i duhet as dreqit!”, shkruan faqja satirike “Lolita”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?