Studentja: Me hy në punë me 5 mijë euro me PS dhe me të heq, s’e dua fare diplomën

Niveli i arsimit dhe pamundësia e gjetjes së një vendi pune pas mbarimit të studimeve universitare ishin shqetësimi i ngritur nga studentë të Shkodrës gjatë një bashkëbisedimi me pedagogët.

Me marr shkollë dhe me pagu 5 mijë euro me hy në punë dhe pas 5 mijë eurove me më heq PD kur të vijë në pushtet, më mirë nuk e dua fare. Punoj kamariere dhe atë 200 mijë lekëshin e marr si punoi lokali, si nuk punoi. Jemi bërë me ja lënë diplomën në dorë Rektorit dhe me i thënë mbaje, haje me të shëndoshë se unë nuk e dua fare në këtë shkollë”, u shpreh studentja.

Studenti: Deputetët tanë në Kuvend nuk bëjnë as për roje bilardoje

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhgënjimi i studentëve me klasën politike është i dukshëm, aq sa edhe bindja që ky vend nuk bëhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo u duk qartë edhe në diskutimin e studentëve të Shkodrës që vijojnë ngujimin me pedagogë të Universitetit.

E megjithatë, një student i Juridikut ndan bindjen se fati i këtij vendi është në duar të të rinjve dhe intelektualëve.

“Personalisht kam kaluar në një pesimizëm kaq të madh sa unë e kam pranuar që në vit të parë bachelor  se në këtë vend nuk ka jetë, por po kryejë atë shkollë dhe të iki dhe unë ku kam familjarët e mi jashtë.Por ishte një ditë duke kaluar nga Parlamenti te Kryeministria, kur kam parë 30 mijë studentë, thashë: O Zot, Shqipëria bëhet dhe unë nuk largohem kurrë prej këtu. Vetëm përfaqësuesit tanë nuk duhet të jenë ata individë në parlament.As për roje bilardoje nuk bëjnë. Kemi në dorë të luftojmë kancerin që ka kapur shoqërinë tonë”- tha studenti, , raporton Ora News.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?