Studentja që u përpas me Ramën: Studentët e vërtetë janë në bojkot
Klodiana Agaj është studentja e cila u përplas me kryeministrin Edi Rama në takimin në “Qyteti Studenti’. Ajo nuk u lejua nga kryeministri që të bëjë pyetje, ndërsa iu kërkua që të të dalë jashtë sallës.
Agaj, e ftuar në “360 Gradë”, dha detaje mbi ngjarjen e dy ditëve më parë, ndërsa u shpreh se takimet janë kthyer si mbledhje të forumeve partiak edhe se studentët e vërtetë janë në bojkot.
Ishte një takim në Qytetin Studenti. Ne nuk ishim të informuar. Vjen një moment kur kryeministri flet për ligjin e arsimit të lartë duke thënë se ky ishte baza për transformimin e arsimit. Ngrihem që t’i drejtojë një pyetje kryeministrit se kur do të plotësoni 8 pikat. Mu duk më shumë si monolog. Kam ngritur dorën dhe kam thënë kam një pyetje. E kam pyetur kur do të plotësohen 8 kërkesat dhe kur do të rrëzohet ligji i arsimit të lartë.
Në këtë moment më ka thënë të mos ndërhyj, por fakti që është kryeministër nuk u jep të tjerëve të drejtën për të mos ndërhyrë. Aty pashë pedagogë, dekanë, zv/dekanë që kishin ardhur me sa duket në mbështetje të vendimit të kryeministrit. U thashë që studentët do të vazhdojnë bojkotin. Nuk më bëri përshtypje kur të tjerët duartrokitën. Takimet janë kthyer si mbledhje të forumeve partiake. Studentët e vërtetë janë në bojkot”,- tha Agaj.
KOHA JONË SONDAZH

