Studim i ri për transportin në bregdetin e jugut! Qeveria miraton grantin kuvajtian
Aktualitet E Hënë, 9 Gusht 2021 01:37
Shqipëria do të realizojë një studim fizibiliteti për projekte të infrastrukturës së transportit në zonat bregdetare në jug të vendit.
Për këtë qëllim është dhënë edhe një grant 200 mijë dinarësh kuvajtianë (rreth 560 mijë euro) nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab.
Marrëveshja e grantit për asistencë teknike është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

