Studime në SHBA, ambasada amerikane jep detaje për të interesuarit

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar sot se të rinjtë e interesuar për studime në SHBA mund të marrin informacion të plotë më 11 tetor. “Jeni kuriozë të dini si është të studiosh në Shtetet e Bashkuara? – njofton ambasada në Fb. – Të enjten, 11 tetor, EducationUSA organizon një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë online mbi jetën e studentëve ndërkombëtarë që ndjekin shkollën në Shtetet e Bashkuara.  Mësoni se si kampuset amerikane ushqejnë një klimë gjithëpërfshirëse dhe dialogu. Bashkohuni edhe ju me ekspertë të arsimit, studentë ndërkombëtare dhe stafin e Departamentit të Shtetit amerikan për të diskutuar mbi mënyrën si kolegjet dhe universitetet i integrojnë studentët ndërkombëtare në komunitetet e kampuseve të tyre.”

Image

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?