Studimi/Gjermania zbulon se ku infektohen shumica e qytetarëve

Familjet dhe azilet për të moshuarit janë përgjegjëse për shumicën e transmetimeve të koronavirusi në Gjermani, rezulton nga një studim i Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.

Studimi, i publikuar të premten, zbulon se shumica e shpërthimeve të infektimeve me virusin Corona në Gjermani ndodhin në shtëpi, ku një shpërthim infekton mesatarisht 3.2 persona. Në këto raste, transmetimi ka ndodhur vetëm midis anëtarëve të tjerë të familjes, thotë studimi.

Azilet për të moshuarit janë të dytët më të prekurit nga pandemia. Rreziku i infektimit atje është shumë më i lartë, me një shpërthim që sjell mesatarisht rreth 19 infektime të tjera.

Strehimet e refugjatëve me rrezik më të madh të infektimeve

 

Strehimet e refugjatëve përballen me rrezik më të madh të infektimeve në rastin e një përhapjeje të COVID-19 me një mesatare prej 21 infektimesh nga një vatër e regjistruar – më shumë se kudo tjetër – evidentoi studimi.

 

“Përveç infektimeve spektakolare individuale që janë bërë të njohura në mbarë vendin, ka transmetime të virusit në familje dhe në mjedisin shtëpiak që jo domosdoshmërisht çojnë në shumë raste të tjera dhe që rezultojnë vetëm në disa raste në një shpërthim, por me sa duket ndodhin shumë shpesh”, thuhet në studim.

“Të jetuarit së bashku në shtëpitë e të moshuarve shpesh duket se çon në transmetim të virusit, por infektimet në ambjente të hapura janë shumë më pak të zakonshme”, thuhet në studim, duke renditur parqet dhe kopshtin zoologjik ku ka më pak të ngjarë të  përhapet infeksioni.

Shkollat ​​më pak të rrezikuara

Shkollat ​​në Gjermani, nga ana tjetër, nuk po çojnë në shpërthime të mëdha për momentin, me vetëm 31 shpërthime dhe 150 infektime, sipas RKI. Vetëm një numër i vogël i rasteve e kanë zanafillën në restorante, hotele dhe zyra.

Shumica e shkollave në Gjermani u mbyllën para mbylljes në të gjithë vendin në mars. Miliona banorë po punojnë nga shtëpia që atëherë.

Studimi vuri në dukje se shpërthimet në transportin publik siç janë trenat është e vështirë të përcaktohen për shkak të vështirësive në ndjekjen e identitetit të personave të infektuar.

RKI theksoi se gjetja e burimit të infeksioneve nuk ishte plotësisht e besueshme në të gjitha rastet e regjistruara. Shifrat bazohen në vetëm rreth 27% të të gjitha infektimeve që mund të lidhen me një vatër specifike infektimi./DW

SHKARKO APP