Studimi i frikshëm i 2018: Wuhani përbën rrezik, lakuriqët e natës…
Studime, shkrime, akuza, analiza dhe hipoteza nuk kanë të sosur ndaj pandemisë së Covid-19. Teksa shifrat shkojnë në 2 milion të prekur dhe mbi 128 mijë të vdekur në të gjithë botën, një studim i zbuluar tashmë por i realizuar që në 2018, tregon se kjo pandemia e Covid-19 është paralajmëruar dy vite më parë.
Kështu mësohet se funksionarë të ambasadës amerikane në Kinë, kishin vizituar një institut kërkimor në Wuhan. Ata kishin dërguar në Uashington dy paralajmërime zyrtare sa i përket sigurisë së laboratorëve. Shkencëtarët aziatikë po kryenin “studime të rrezikshme” tek lakuriqët e natës të infektuar me Covid-19. “Washington Post”, saktëson se “nuk ka pasur kurrë prova konkrete që virusi të ketë dalë nga këto laboratore”.
Përfaqësuesit shkencor të Uashingtonit, në janar të 2018 u ftuan disa herë në Institutin e Virologjisë të këtij qyteti të Kinës. Funksionarët amerikanë dërguan dy paralajmërime serioze lidhur me pikate dobëta të menaxhimit brenda laboratorit dhe propozuan dërgimin e ndihmës dhe të tregohej shumë kujdes. Ndër të tjera thuhet se puna në laboratorët e Wuhanit, lidhur me lakuriqët e natës e prekur nga koronavirusi dhe transmetimi tek njerëzit, paraqiste rrezik të lartë për një pandemi të re, të njëjtë me SARS-in.