Studimi i frikshëm: Virusi i Europës më vdekjeprurës se ai në Kinë
Europa është më e prekura nga Covid-19 dhe virusi në këtë kontinent është më vdekjeprurës se ai që është shfaqur në Kinë. Kështu thuhet në studimin e publikuar nga Universiteti Zhejiang në Kinë, ku nënvizohet se koronavirusi ka ndryshuar të paktën 30 herë sjelljen dhe stukturën e tij deri më tani.
Sipas tyre SARS-CoV-2 po ndryshon vazhdimisht për të kapërcyer rezistencën e sistemit imunitar në popullata të ndryshme. Ekipi i studiueve, i drejtuar nga profesor Li Lanjuan ka testuar efektivitetin e virusit dhe si mund ai të infektonte dhe të vriste qelizat njerëzore në laborator. Sipas tyre, rezultatet treguan se mutacionet e vëzhguara mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në ngarkesën virale.
Ky konstatim tregon se mutacionet mund të ndikojnë dukshëm në vet patogjenitetin dhe efektivitetin e këtij të fundit për të infektuar si dhe shkallën e përhapjes. Ata pranuan se diversiteti i plotë mutacional i virusit në Wuhan është ende i panjohur. Shkencëtarët e universitetit të Kembrixhit zbuluan se ekzistojnë tre lloje të koronavirusit që kanë prekur shumicën e rasteve në botë.