Studimi i ri tregon sesa kohë virusi mund të jetojë
Të pazbuluarat e Covid-19 janë të shumta. Shumë enigma dhe shumë hipoteza në lidhje me virusin vdekjeprurës por sipas një studimi të ri, Covid-19 mund t’i mbijetojë ekspozimit ndaj temperaturave deri në 60° C për periudha të gjata.
Nga ana tjetër, këto gjetje sugjerojnë që masat standarde të përdorura për dezinfektimin e laboratorëve kërkimorë, si ngrohja në një temperaturë të tillë për një orë, nuk janë efektive ndaj Covid-19.
Në vend të kësaj, për të vrarë patogjenin, studiuesit zbuluan se duhej të rrisnin temperaturën deri 92°C për 15 minuta. Studimi u krye nga studiues të Universitetit të Aix-Marseille, në rajonin e Provences të Francës jugore.
Shkencëtarët përdorën qelizat e veshkave nga një majmun afrikan, një material standard për testet e aktivitetit viral, të cilat ishin infektuar me koronavirus.