Studimi/ Kroatët e shqiptarët popujt që serbët i urrejnë më shumë

Serbët kanë më shume simpati për grekët dhe sllavo-maqedonasit, të cilët klasifikohen si kombet e tyre të preferuara, ndërsa nuk i duan shqiptarët dhe kroatët, sipas një studimi nga agjencia Faktor plus.

Hulumtimi i kësaj agjencie, publikuar javën e kaluar, trajtoi marrëdhëniet midis popullit serb dhe atij shqiptar, perspektivën e kësaj lidhjeje, pikat e mosmarrëveshjes, si dhe mundësitë dhe fushat e bashkëpunimit.

Ky hulumtim tregoi se edhe njëherë për traumat e thella historike, stereotipet, por edhe çështja e pazgjidhur e Kosovës dhe qëndrimet e politikanëve ndikojnë në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve.Ky hulumtim nxjori në pah se çfarë lloj opinionesh kanë serbët ndaj popujve të tjerë në rajon. Të anketuarit e e moshës 24-45, ku 43 për qind e tyre, thanë se kishin mendimin më pozitiv për grekët. Më të vjetër se 50 vjeç, sipas rezultateve të këtij hulumtimi, ata preferojnë maqedonasit, ndërsa më të vjetëe se 50 vjeç në krye të listës së kombeve të preferuara, pas Greqisë, është Mali i Zi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, serbët opinione negative më shumë kanë për kroatët dhe shqiptarët. Kjo dëshmohet nga fakti se deri në 33 për qind e të anketuarve kanë opinion negativë për shqiptarët, ndërsa 68 për qind e shqiptarëve i shohin serbët më negativisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?