Studimi: Mburojat plastike të fytyrës nuk mbrojnë nga COVID-19
Sipas hulumtimit të ri, mburojat apo maskat plastike të fytyrës nuk mbrojnë nga COVID-19.
Mburojat – të veshura nga shumë persona dhe disa punëtorë kryesorë mjekësorë – u shpallën nga ekspertët e industrisë si alternativa adekuate për maskat e fytyrës. Dukesha e Cornwall veshi vetëm një mburojë fytyre kur vizitoi një qendër trajnimi bamirësie në Milton Keynes në shtator. Por studimi tregon se këto maska nuk mbrojnë mirë nga virusi, nëse dikush teshtin afër jush, shkruan Metro.co.uk.
Një përdorues mund t’i thithë ato grimca në gjysmë sekonde – nëse marrin frymë në moment të gabuar, thonë shkencëtarët. Teshtimat prodhojnë ‘unaza vorbulle’ të padukshme për syrin e njeriut, transmeton Telegrafi.
Autori kryesor i studimit doktor Fujio Agaki, nga Universiteti Fukuoka në Japoni, shpjegoi: ‘Unazat e vorbullës së gjeneruar nga teshtitja kapin pikat mikroskopike brenda teshtimës dhe i transportojnë ato në skajet e sipërme dhe të poshtme të mburojës së fytyrës’.
Ato udhëtojnë te përdoruesi shpejt – brenda 0,5 deri në një sekondë pas fillimit të një teshtimë nga një individ i infektuar një metër larg përpara tyre.
Mburojat nuk mbulojnë plotësisht tërësinë e fytyrës – duke lënë hapësirë që pikat e dëbuara nga goja dhe hunda të shpëtojnë. Por qeveria i ka rekomanduar ato për parukeri, berberë, teknikë thonjsh dhe tatuazheve si një pengesë midis tyre dhe klientit. Ai këshillon njerëzit të qëndrojnë të paktën një metër larg me një mbulesë fytyre ose masa të tjera paraprake – ose dy metra.