Studimi: Pas 100 vitesh popullsia në Shqipëri do të ulet me 40%


Sa do të jetë popullsia në botë në vitin 2100? Një studim i zhvilluar nga ana e Kombeve të Bashkuara paraqet situatë shqetësuese për Shqipërinë.
Sipas studimit në fjalë, bota në vitin 2100 do të ketë gjithsej 11 miliardë e 213 milionë banorë nga 7 miliardë e 350 milionë që aktualisht jetojnë në rruzull.
Parashikime vijnë edhe për Europën, ku pritet rënie e popullatës nga 738 milione aktualisht në 646 milionë.
Parashikim ogurzi mund të quhet edhe për Shqipërinë, teksa pritet që numri i popullsisë në vitin e largët 2100 të bjerë me 40 përqind, nga numri aktual i banorëve që ka vendi ynë, shkruan albeu. 

SHKARKO APP