Studimi për koronavirusin: Simptomat mund të shfaqen pas 5 ditësh

Koronavirusi është aktualisht kryetemë në të gjithë botën.

Deri tani virusi ka marrë me mijëra jetë, ndërkohë që akoma nuk është zbuluar çdo detaj rreth mënyrës sesi transmetohet apo zhvillohet ky virus.

Ama mësohet se njerëzit e infektuar nga koronavirusi i ri kanë tendencë të zhvillojnë simptoma rreth pesë ditë pas ekspozimit, dhe pothuajse gjithmonë brenda dy javësh, sipas një studimi të botuar të hënën.

Kjo periudhë e karantimit është në përputhje me vlerësimet e mëparshme nga zyrtarët e shëndetit publik, dhe gjetjet sugjerojnë që 14 ditët e karantinës janë të përshtatshme për njerëzit që janë potencialisht të ekspozuar ndaj koronavirusit.

Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë përdorur atë standard gjatë pandemisë aktuale – duke rekomanduar që njerëzit të vetë-karantohen për dy javë pasi kanë udhëtuar në vendet me transmetim të gjerë koronavirus, të tilla si Italia apo Koreja e Jugut.

SHKARKO APP