Studimi që jep shpresë, Brataj: U ul me 91% shtrimi në spital i mbi 80-vjeçarëve me Covid-19

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, ka dhënë sot lajmin e mirë në lidhje me efikasistetin e vaksinave kundër Covid-19 për shmangien e shtrimeve në spital të personave mbi 80 vjeç. Brataj ka publikuar të dhënat e një studimi të bërë në Lacio të Italisë, ku u përdorën vaksinat Pfizer dhe Moderna, dhe rezultoi se u shmangën 267 shtrime në spital për Covid-19. Lazio është rajoni i parë që studion efektet e vaksinave në popullatë në grupmoshat mbi 80 vjeç me cikël të plotë vaksinimi dhe vihet re ulja e incidencës së shtrimit në spital për Covid-19, me mbi 91%.

“Rajoni i Lacios prezantoi një studim shkencor mbi efektet e fushatës së vaksinimit në grupmoshën mbi 80 vjeç. Gjatë studimit në grupin e personave mbi 80 vjeç me një cikël të plotë vaksinimi u vunë re midis shkurtit dhe mesit të prillit vetëm 27 shtrime në spital për Covid-19, krahasuar kjo me një grup kontrolli prej 290 persona mbi 80 vjeçar të pavaksinuar. Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të cilat përbëjnë një total prej 3.840 ditësh nëse do të shtroheshin në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh. Lazio është rajoni i parë që studion efektet e vaksinave në popullatë në grupmoshat mbi 80 vjeç me cikël të plotë vaksinimi. Vihet re ulja e incidencës së shtrimit në spital për Covid-19, me mbi 91%”, shkruan Brataj.

Incidenca e shtrimit në spital për Covid-19 në njerëzit e vaksinuar u krahasua me incidencën e vërejtur në një grup kontrolli të përbërë nga njerëz të pavaksinuar. Në total u ndoqën 179.713 njerëz të moshës 80 vjeç e lart që kishin përfunduar ciklin e vaksinimit, krahasuar me një numër ekuivalent të kontrolleve

SHKARKO APP