Studimi, shenja e parë që tregon se mund të jeni të infektuar
Covid-19 ka prekur pothuajse të gjithë botën dhe shenjat e të infektuarëve janë thënë shumë herë nga mjekët. Tani ekspertët tregojnë se një tjetër shenjtë tregon se je i infektuar. Probleme me tretjen si diharreja mund të jenë shenja e parë e Covid-19 për shumë pacientë. Të paktën në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit. Të dhënat janë publikuar në një studim të botuar në ”American Journal of Gastroenterology”.
Thuajse gjysma e pacientëve me virus, në spitalet e provincës kineze Hubei, ankoheshin si fillim për probleme me trertjen. Kërkuesit kanë zbuluar se thuajse gjysma, 48.5% e 204 pacientëve që janë analizuar në studim janë shprehur se shenja e tyre e parë ishte probleme me tretjen, si diharrea, të vjella dhe dhimbje abdominale.
Një numër më i vogël i këtyre rasteve, 7%, raportuan probleme respiratore që është edhe një nga simptomat më të zakonshme të lidhura me virusin. Me diagnozën e hershme, mjekët mund të lëvizin më shpejt për të karantinuar këta pacientë, duke ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së pandemisë. ”Mjekët duhet ta kuptojnë që simptomat e tretjes, të tilla si diarrea, mund të jenë një tipar dallues i Covid-19”.