Studimi: Shpenzimet më të mëdha në jetë i bëjmë në moshën 31-vjeçare

Një studim i realizuar nga kompania ClearScore, ku morën pjesë 3,000 individë, ka zbuluar se britanikët shpenzojnë më shumë para në moshën 31-vjeçare. Ky rezultat vjen pas analizës së shpenzimeve të jetës dhe faktorëve që ndikojnë në rritjen e kostove gjatë kësaj periudhe.

Studimi tregon se një individ mesatar në Britani shpenzon më shumë se 43,000£ për të mbuluar të gjitha shpenzimet e vitit të 31-të. Ky trend është i lidhur me rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës, përfshirë çmimet gjithnjë në rritje të qirave, inflacionin dhe shtrenjtimin e produkteve ushqimore.

Përgjigjet e të anketuarve treguan se shpenzimet më të mëdha ndodhin në këtë moshë, e cila shpesh përkon me disa momente kyçe në jetë, si martesa, blerja e shtëpisë dhe ardhja e fëmijëve. Katër faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë shpenzim janë:

Swiss Digital Desktop Reklama

– Pagesa e martesës: 27%

Swiss Digital Mobile Reklama

– Blerja e një shtëpie: 48%

– Krijimi i një familjeje: 20%

– Mundësi për muaj mjalti: 14%

Mënyra më e zakonshme për të mbuluar këto shpenzime janë kursimet, por gjithashtu ka individë që preferojnë të marrin kredi bankare për të përballuar këto detyrime financiare.

Për ata që ende nuk e kanë arritur këtë vit të jetës, studiuesit sugjerojnë të fillojnë kursimet sa më shpejt, për të përballuar sfidat financiare të ardhshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?