Studimi: Shqiptarët kanë shumë urrejtje
Një studim i realizuar nga Këshilli i Europës në bashkëpunim me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me 1800 shqiptarë të anketuar, del në përfundime se 60% e tyre jo vetëm që e njohin gjuhën e urrejtjes, por edhe e kanë përjetuar personalisht atë.
Në kohën e komunizmit shqiptarët shprehnin gjuhën e urrejtjes nëpërmjet fletërrufeve, në ditët e sotme platforma që shërben për ”shkarkimin” e ndjenjave të tyre janë rrjetet sociale.
Motivet që ngacmojnë gjuhën e urrejtjes sipas studimit në nivel kombëtar janë varfëria, opinioni politik, etnia apo raca. Blogerja Ditea Berisha, tregon se nuk është e lehtë të jetosh në periudhën e instagramit, teksa përballesh me gjuhën e urrejtjes.
KOHA JONË SONDAZH

