Studiuesit meksikanë krijojnë një maskë fytyre që neutralizon COVID-19

Studiuesit në Universitetin Kombëtar të Meksikës (UNAM) kanë krijuar një maskë për fytyrën që neutralizon SARS-CoV-2, virusin që shkakton COVID-19.

Maska u krijua duke përdorur nano-shtresa argjendi dhe bakri, thuhet në gazetën zyrtare të universitetit.

UNAM po e quan maskën e fytyrës me tre shtresa antimikrobike SakCu; Sak do të thotë argjend në Mayan dhe Cu është simboli kimik për bakrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të testuar maskën, studiuesit morën pika me virusin nga pacientët pozitivë me COVID-19 në Spitalin Juarez në Meksikë dhe i vendosën në shtresën argjend-bakër të depozituar në polipropilen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur maska vendoset nga një individ, ajo përballet me virusin dhe e vret atë duke mos lejuar të depërtojë tek trupi i njeriut.

UNAM tha se kur përqendrimi viral ishte i lartë, virusi u zhduk nga maska me më shumë se 80% në rreth tetë orë. Ndërsa kur ngarkesa virale ishte e ulët, në dy orë asnjë pjesë nga ARN e virusit nuk ekzistonte më.

“Pas kontaktit me nano-shtresën prej argjendi-bakri, membrana SARS-CoV-2 prishet dhe ARN-ja e saj dëmtohet,” tha gazeta. “Kështu, edhe nëse SakCu hidhet në mënyrë jo të duhur, nuk do të jetë problem pasi nuk mbetet i kontaminuar, si shumë nga maskat që hidhen.”

Maska e fytyrës është e ripërdorshme dhe mund të lahet deri në 10 herë pa humbur vetitë e saj biocide.

UNAM po e prodhon këtë maskë për fytyrën dhe tha se aktualisht ka kapacitetin për të prodhuar 200 prej tyre në ditë.

Në galeri mund të shikoni ekipin e shkencëtarëve që kanë vendosur këtë maskë dhe disa njerëz të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?