Stuhi dimërore në Kolonjë, qarkullimi rrugor i vështirësuar

Për shkak të erës së fortë, në rrugën Ersekë–Rehovë të bashkisë Kolonjë janë krijuar problematika të qarkullimit, pasi disa degë pemësh ranë mbi karrexhatë, duke penguar lëvizjen e mjeteve.

Zjarrfikësit e Kolonjës ndërhynë menjëherë për të pastruar rrugën dhe për të siguruar qarkullimin e lirë. Mësohet se tashmë aksesi rrugor është rikthyer normalisht dhe nuk ka pengesa të mëtejshme.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal gjatë lëvizjes në këtë segment, duke sugjeruar shmangien e udhëtimeve të panevojshme për shkak të kushteve atmosferike të vështira, që përfshijnë erë të fortë dhe mundësi për rënie të pemëve apo objekteve të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shoferët këshillohen të ngadalësojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën mes mjeteve dhe të jenë vigjilentë gjatë kalimit në zona me pemë të dendura. Nga ana e autoriteteve lokale dhe emergjencave, është garantuar monitorim i vazhdueshëm i situatës për parandalimin e aksidenteve të mundshme dhe për reagim të shpejtë në rast nevoje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?