Stuhi, reshje shiu dhe bore në mes të pranverës. Parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të mëngjesit, në fillim me intensitet të ulët e gradualisht fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në veriperëndim, deri të lartë.

Kjo situatë do të vijojë deri në orët e mëngjesit, më pas reshjet e shiut do të mbeten prezente gjatë ditës të herëpashershme, por do të humbasin intensitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zonat malore në lartësinë mbi 800 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?