Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

I gjithë territori jonë do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin rrebeshe shiu, ku fillimisht do të jenë në zonat veri-perëndimore pastaj duke u shtrirë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 26°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin reshje të dendura shiu në të gjithë territorin. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 13°C deri në 22°C dhe në zonat e ulëta nga 16°C në 24°C.

SHKARKO APP