Stuhia e fortë bllokon edhe Rrugën e Arbrit, uji përmbyt tunelet

Nga moti ekstrem i keq me rreshje shiu dhe stufi të fortë, Rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave me drejtuesit e mjeteve që janë përballur me bllokime në shumë pika të kësaj rruge.

Për shkak të mungesës së kanaleve kulluese anësore i gjithë uji i shiut ka rënë në asfalt duke marrë me vete edhe dhera e gurë.

Uji është futur edhe brenda tuneleve në fshatin Shkallë. Po ashtu uji ka përmbytur urën e fshatit Fshat për shkak të mosfunksionit të sistemit kullues mbi urë dhe kanaleve që vijnë nga tunelet 2 dhe 3 në anën e fshatit Shkallë.

 

SHKARKO APP