”Stuhia e gjelbër”, Duka flet për bashkëpunim me partinë gjermane
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka përshëndetur ditën e sotme rezultatin e Partisë së Gjelbër në Bavari. Po ashtu Duka paralajmëron një bashkëpunim me partinë e drejtuar nga Katharina Schulze.
Postimi i plotë:
“Stuhia e gjelbër”
Të dashur miq, më lejoni të ndaj së bashku me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Agrare Ambientaliste gëzimin për lajmin e sotëm, në lidhje me fitoren e Partisë së Gjelbër në Bavari. Me sloganin “Të shpëtojmë botën në mënyrë pragmatike, hap pas hapi”, i dhanë zë dhe alternativë gjithë atyre qytetarëve që kërkojnë ambient më të pastër dhe zhvillim të qëndrueshëm në bujqësi.
Një model politik që është edhe në themel të aksionit të PAA-së. Për mua, dhe kryesinë e PAA-së, do të jetë një privilegj vizita që do të zhvillojmë në muajin dhjetor në Gjermani, pikërisht për të hedhur bazat e bashkëpunimit me këtë forcë politike, që jo vetëm na frymëzon, por do të na ndihmojë në ngritjen e një programi sa më pranë nevojave të qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

