Stuhia e rërës në Indi, mbi 125 viktima

Të paktën 125 persona raportohet të kenë humbur jetën në stuhitë e rërës në Indinë veriore me zyrtarët që paralajmërojnë se moti i keq do të vazhdojë.

Erëra të forta dhe rrufe kanë shkatërruar shumë fshatra, kanë shembur mure dhe kanë plagosur me qindra vetë. Zyrtarët e ndihmave në Uttar Pradesh thonë se numri i viktimave është më i larti në stuhi të tilla në të paktën 20 vitet e fundit. Sipas tyre, bilanci i viktimave mund të rritet në ditët në vijim.

Departamenti meteorologjik në indi thotë se më shumë stuhi pritet të regjistrohen në rajon para fundjavës. Njerëzit duhet të qëndrojnë në gadishmëri- thanë drejtuesit lokalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dy shtete, Utarpradesh dhe Raxhastan, stuhia ka ndërprerë edhe energjinë elektrike, ka shkulur pemë me rrënjë, ka shkatërruar shtëpi dhe vrarë bagëtitë. Rajoni i Agras në Uttar Pradesh, ku ndodhet edhe monumenti i Taxh Mahalit, është një nga zonat e goditura më rëndë. Stuhitë kanë prekur edhe tre rajone në shtetin fqinj Raxhastan, Alvar, Baratpur dhe Dholpur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë nga viktimat kanë qenë duke fjetur kur shtëpitë e tyre janë shembur pas goditjes nga rrufetë apo si pasojë e erërave të forta. Kryeministri indian, Narendra Modi, tha në Twitter se ishte i trishtuar nga humbja e jetëve njerëzore. Ai ngushëlloi familjet dhe tha se do të bëhej gjithçka e mundshme për të ndihmuar të prekurit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?