Stuhia e shiut, Pampuri: Qeveria e paaftë për të menaxhuar emergjencat

Partia Demokratike zyrtare reagoi përmes deputetes Orjola Pampuri, në lidhje me situatën e krijuar pas stuhisë dhe reshjeve intensive të shiut. Sipas saj, qeveria u tregua e paaftë për të menaxhuar emergjencat e krijuara prej fatkeqësive natyrore.

Deklarata e plotë e Orjola Pampurit

Situata e rëndë e krijuar në të gjithë vendin per shkak te “Stuhisë Ciaran” zbuloi edhe një herë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar emergjencat e krijuara prej fatkeqësive natyrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mekanizmat institucionalë dhe ligjore që fillojnë me Agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dështuan sërish në parandalimin e dëmeve që priteshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasojat e Stuhisë që goditi Italinë fqinje ishin të paralajmëruara dhe të ditura për të gjitha institucionet përgjegjëse që nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Bashkitë.

As edhe një masë parandaluese nuk u ndërmor gjatë javës që shkoi, duke nxjerrë zbuluar paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë dhe bashkive të drejtuara nga socialistët.

Ura të shembura, rrugë të shkatërruara e deri përmbytje të lagjeve të Tiranës, Durrësit e qyteteve të tjera.

Duke nisur që nga Erion Veliaj që paralajmëron qytetarët pasi përmbytet Tirana e deri tek Rruga e Arbrit që nuk mbaron kurrë, qeveria bën vetëm një punë: bilancin e dëmeve dhe jo parandalimin e tyre.

Për fat dhe jo për meritë të institucioneve, nuk ka patur dëme në jetë njerëzish por vetëm materiale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?