Stuhia godet Vlorën, boshatisen plazhet, Moti i keq ka krijuar edhe trafik të rënduar në disa akse
Moti i keq me erë të fortë dhe reshje intensive kanë përfshirë qytetin e Vlorës. Moti i keq ka boshatisur plazhet, por edhe ka krijuar trafik të rënduar në disa prej akseve të qytetit të Vlorës. Fillimjava ishte parashikuar me mot të paqëndrueshëm dhe ulje temperaturash. Ashtu siç edhe ndodhi mesditën e kësaj të hëne, ku nga moti i keq u prek edhe qyteti u Vlorës me reshje intensive të shiut, por edhe erë të fortë. Reshjet e shiut kanë përfshirë edhe Durrësin, duke detyruar pushuesit të mos frekuentojnë vijën bregdetare.