Stuhia “Medicane” prek Shqipërinë

Mesdheu do të goditet nga stuhia “Medicane”. Meteorologu Metodi Marku, thotë se cikloni do të prekë edhe Shqipërinë por ndikimi do të jetë shumë i vogël në krahasim me atë që pritet të ndodh në Itali, Greqi dhe Turqi.

Stuhia ka filluar që të ndihet me vranësirat dhe reshjet kryesisht në jug të vendit, ndërsa piku sipas tij, është dita e sotme. Ai thotë më tej, se ndikimi në Shqipëri përkthehet në reshje të dobëta në zona të kufizuara malore.

”Piku mendohet gjatë ditës së sotme. Por kur flasim për këtë fenomen flitet më shumë në jug të Greqisë, ku priten erëra që mund të kalojnë 150 km/h dhe reshje të shumta. Ky ciklon do të zbarkojë edhe në Turqi, kjo do të shkaktojë edhe përmbytje lokale”,-tha Marku për ”Repor TV”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?