Stuhia monstër “ngrin” SHBA, të paktën 8 të vdekur (Video)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=jSJIZQ1qHUk” width=”560″ height=”315″]

Të paktën tetë persona humbën jetën pas stuhive të dëborës që kanë goditur bregdetin lindor të SHBA-së, njoftoi sot media amerikane.

”Stuhitë e dëborës shtrihen në një sipërfaqe që mbulon 85 milionë banorë, ndërkohë që Uashingtoni dhe Baltimore janë zonat e goditura më tepër”, njoftoi stacioni informativ amerikan, CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parashikimet meteorologjike flasin për mbi 60 centimetra dëborë në Uashington DC dhe për më shumë në zonat rreth tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Rrugët në Uashington janë pothuajse bosh, restorantet të mbyllura dhe shumë pak bar-kafe të hapura”, njofton gazeta ”The Washington Post”.

”Disa pika furnizimi me karburant janë bosh, pasi banorët u lajmëruan që të kenë naftë apo benzinë në makinat e tyre për të paktën tri ditë”, njoftoi NBC News.

”Në Virxhinia ka rreth 1 000 aksidente trafiku deri tani, ndërkohë që kanë anuluar më shumë se 7 600 fluturime”, tha CNN-i

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?