Stuhitë diellore këtë javë do pengojnë realizimin e thirrjeve celulare

Vrimat në diell do të shkaktojnë çrregullime të GPS-it në Tokë këtë javë, kanë paralajmëruar ekspertët e parashikimit të motit.

Ekspertët e motit kanë vërejtur tri vrima ‘kurorë’ në sipërfaqen e diellit, të cilat pritet që të prodhojnë shpërthime diellore, erëra dhe stuhi gjeomagnetike.

Nëse këto stuhi godasin Tokën, ato do të mund të ndërhyjnë në sistemet e GPS-it dhe madje edhe në migrimin e shpendëve, transmeton Gazeta Express.

Stuhitë gjeomagnetike mund të ndërhyjnë në satelite, duke e bërë më të vështirë funksionimin e GPS-it dhe realizimin e thirrjeve celulare.

Ekspertët nga ‘Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike’ (NOAA) thanë se ky efekt mund të pengojë edhe migrimin e shpendëve.

SHKARKO APP