Stuhitë e erës në Tiranë, 3 të lënduar dhe 100 incidente

Stuhitë e erës që përfshinë sot Tiranën kanë lënduar 3 persona dhe kanë shkaktuar rreth 100 incidente. Shifrat janë publikuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë në zona të tjera të vendit, Ministria e Mbrojtjes bënë me dije se nuk ka raportime për demë.

Kemi pasur rreth 100 incidente të regjistruara në Tiranë. Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, është ndoshta ajo më e padëmshmja, sepse është artificiale dhe plastike. Ndërkohë që pemët shekullore, ato përgjatë Bulevardit, si te kryeministria, pema e fundit që sapo ra te Presidenca, apo pemët përgjatë bulevardit rreth lumit Lana, kanë qenë ato më problematiket. Kemi pasur rreth 100 incidente të tilla, fatmirësisht pa të lënduar rëndë. Kemi vetëm 3 raste të lënduarish momentalisht në spitalin e Traumës. Kryesisht nga tjegulla, apo parapeta të rëna nga pallatet. Ndaj edhe këshilla për gjithë qytetarët është rrini brenda, sot është një ditë pushimi. Nuk ka asnjë arsye madhore për të qenë jashtë, në momentin që sipas sinoptikanëve vazhdojnë erërat e forta. Është një erë jashtëzakonisht e lartë. Parashikohet që deri në orën 6-7 të mëngjesit këto erëra të jenë kthyer në normalitet”, deklaroi Veliaj në një intervistë në Top Channel.

Rreth 60 brigada të Bashkisë së Tiranës janë në terren duke punuar që situata e pazakontë me stuhi ere që ka përfshirë kryeqytetin të kalojë pa probleme. Kreu i Bashkisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm këtë të dielë dhe të kufizojnë lëvizjen gjer në normalizimin e motit. “Kemi sot rreth 60 brigada në terren. Këtu përfshij brigadat e zjarrfikëseve, kemi pasur disa raste vandalizmi, djegie të koshave të plehrave. Sapo kishim një djegie të një kamionçine në Kodër-Kamëz, në Institut Bujqësor. Kështu që me Policinë bashkiake, policinë e shtetit, zjarrfikëset, dhe të gjithë repartet e gjelbërimit, kryesisht që bëjnë krasitjen e pemëve të rëna, jemi prezent në këto 100 incidente. Kështu që ftesa për të gjithë qytetarët për të mos rrezikuar ashtu siç patëm 3 raste minore plagosjesh është që të rrinë brenda dhe të presin që Bashkia dhe gjithë autoritetet të normalizojnë situatën deri nesër në mëngjes”, tha Veliaj.

Shërbimi Metorologjik Ushtarak (SHMU) ka dhënë detaje në lidhje me erën që ka pushtuar vendin ditës e sotme dhe gjithashtu parashikohet që nesër në mëngjes të jetë dita më e ftohtë. Temperatura pritet të shkojë deri në -10 gradë në zonat malore -6 në ato te ulëta dhe -1 gradë në ato bregdetare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga oret e mesditës se ditës së sotme era ka qënë intensive ne vendin tone me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut. Shpejtësia me e larte e regjistruar ne qytetin e Tiranes me 18m/s (77km/h). Era intensive do te vazhdoj deri ne oret e para te mengjesit te dt. 06.01.2020 me shpejtesi mesatare 5-10m/s dhe hera heres era fiton itensitet deri ne 15-20m/s. Përgjatë vijes bregdetare dhe zonat luginore stuhi ere e cila arrine shpejtësinë deri ne 25-30m/s. Duke nisur nga oret e mesditës se dt. 06.01.2020 pritet pakësimi gradual i intensitetit te eres me shpejtesi mesatare 5-10m/s ndersa pergjate vijës bregdetare zonat luginore te verilindjes dhe juglindjes si dhe zonen e alpeve era do te mbetet intensive deri ne 20-30m/s (80-108 km/h) perseri me drejtim nga kuadrati i veriut“, njofton SHMU.

Sipas SHMU dita më e ftohte parashikohet të jetë mëngjesi i dt. 07.01.2020 me temperaturat qe pritet te arrijne deri ne -10 grad ne zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 grade ne ato bregdetare.

VIDEO/Pamjet kur era rrëzon objektet nga tarraca e pallatit në Tiranë

 

SHKARKO APP