“Su-57” gjuajtësi më modern i Rusisë, shkatërrohet nga ukrainasit

Inteligjenca ushtarake ukrainase (Gur) njoftoi se dje kishte shkatërruar luftëtarin më të avancuar rus, një Sukhoi Su-57: është hera e parë që nga fillimi i luftës që forcat e Kievit godasin një nga këta avionë.

“Më 8 qershor, një avion luftarak shumëfunksional i shtetit agresor u godit në territorin e aeroportit Akhtubinsk në rajonin Astrakhan të Federatës Ruse, i vendosur 589 kilometra larg vijës së betejës”, thuhet në një deklaratë.

Gur publikon imazhe satelitore që tregojnë avionin në fjalë të parkuar në aeroportin rus.

“Imazhet tregojnë Su-57 me shenja të shpërthimit pranë tij”, shton inteligjenca ushtarake e Kievit.

Su-57 është gjuajtësi më modern i Rusisë.

/os/ ATSH

SHKARKO APP