S’u kthye pas lejes në burg, i riu kapet pas 1 viti duke…pirë kafe

U arratis pasi theu lejen e burgut, përfundon në pranga vlonjati. Prej pothuajse një viti ishte shpallur në kërkim, pasi nuk ishte kthyer më në Burgun e Fierit ku vuante dënimin.

36- vjeçari Ervis Gjini u arrestua nga Policia e Vlorës në orët e para të ditës së martë, në lagjen “1 Maji” të Vlorës, ndërsa ishte duke konsumuar kafe në një nga lokalet e kësaj zone.

Sipas Policisë, Gjini po vuante dënimin për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në Burgun e Fierit, por kur ka dalë me leje nuk është kthyer, duke thyer të gjitha afatet e përcaktuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej vitit të kaluar, 36-vjeçari Gjini ishte shpallur person në kërkim nga Policia, ndërsa blutë e Vlorës konfirmojnë se ky shtetas ishte në kërkim edhe për veprën penale të vjedhjes, të kryer në bashkëpunim për më shumë se një herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës me dy vjet e 6 muaj burg. Policia kishte siguruar informacione për vendndodhjen e tij, ndërsa ndërhyrja është bërë mëngjesin e të martës në një prej lokaleve të qytetit të Vlorës, në kohën kur po konsumonte një kafe. Sipas të dhënave, në momentin e arrestimit ai nuk ka tentuar të bëjë rezistencë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?