Subjekti i OFL-së Elson Marku pranon se lëviz me Porsche: Do të blej edhe një Bentley
Pas publikimit në media të makinës së tij luksoze, Elson Marku, një prej organizatorëve të protestës te “5 maji”, pranon se automjeti i përket atij. Në një prononcim për Syri tv, pas publikimit të fotove në media, Marku u detyrua që ta pranojë se makina luksoze që bën mijëra euro është në pronësi të tij, ndërsa deklaron se shumë shpejt do të blejë dhe makina të tjera luksoze.
“Është e vërtetë që lëviz me Porsche, më vonë do të blej edhe një Bentley, pastaj do të blej edhe një helikopter. Kam hipur në skaf që 14 vjeç dhe pas 27 herëve në vitin ’98 kam arritur të shkoj në Europë për një jetë më të mirë”, u shpreh Marku.
Porsche Macan që përdor Elson Marku kushton së paku nga çmimet në internet 30 mije euro e përdorur dhe është prodhim i vitit 2015. Edhe kostoja e mirëmbajtjes për servis apo për konsum është një nga më të shtrenjtat. Elson Marku është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, madje dhe objekt i OFL-së sëbashku me vëllain e tij.
KOHA JONË SONDAZH

