Subjekti privat dëmton fiderin e tensionit të mesëm, pa energji 20 kabina në Yzberisht
Aktualitet E Shtunë, 13 Qershor 2020 12:58
20 kabina në Yzberisht kanë ngelur pa energji elektrike për shkak të një incidenti.
Mësohet se si pasojë e punimeve të një subjekt privat pranë rrugës “Besim Alla”, është dëmtar fiderit i tensionit të mesëm, duke lënë pa energji elektrike këto kabina.
Aktualisht njësia teknike e OSSH Tirana 1, është duke kryer manovrime për furnizim me linjë të dytë, ndërkohe po punohet për riparimin e dëmit.