Suedi, Familja Mbretërore mahnit jo vetëm 10 fituesit e Çmimit Nobel! (Foto)

 

Dhe Çmimi Nobel për pasuri shkon në … favor të Mbretërisë së Suedisë. Pasi i ka verbuar të gjithë në banketin madhështor për të nderuar dhjetë fituesit e Çmimi Nobel të këtij viti, në shkencë, letërsi dhe mjekësi.

Familja mbretërore në Suedi priti fituesit e Çmimit Nobel në një mbrëmje përrallore që u mbajt në Pallatin City Hall”, Stockholm.

Salla ishte zbukuruar me 20,000 lule, të verdha dhe portokalli që ishin importuar nga qyteti i njohur italian i San Remos.

Mbretëresha Silvia, Princesha e parë Victoria, Princesha Sofia dhe Princesha Madeleine ishin  të veshura ashtu siç i ka hije anëtarëve të  një familje mbretërore.   

“Kuarteti i Dialogut kombëtar,” që inkurajoi demokracinë në Tunizi, fitoi këtë vit Çmimin Nobel të Paqes, që u dha në Oslo.

Nëse ka ndonjë çmim ndërkombëtar individual që vlen më shumë dhe ndonjë event të mrekullueshëm që mund të organizohet, është pikërisht Suedia.

E pranishme në sallë ishte elita botërore, dhe thuajse mëndjet më të ndritura të planetit.

Fituesit e Çmimit Nobel në Kimi dhe Fizikë u futën në sallë të shoqëruara nga princeshat e familjes Mbretërore.    

Princesha në kurorë, Victoria, e cila mban edhe kurorën, tregonte edhe fëmijën e saj në një skaj absolut elegant  dhe të lartë, zbukuruar me diamant “Connaught Diamond Tiara”. Ajo hyri në krah me bashkë-fituesin e Çmimit Nobel në Kimi, 2015, kanadezin Arthur B McDonald.

Princesha Madeleine, fëmija më e vogël e Mbretit Carl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia, e veshur me një diademë mahnitëse Aquamarine Kokoshnik zbukuruar me jargavan hyri me bashkë-fituesin e Çmimit Nobel në Kimi,  Paul Modrich, nga SHBA.

Princesha Sofia kishte veshur një fustan blu, në krye me smerald dhe diamant që është projektuar për ditën e dasmës, dhe me të shoqëroi fituesin e Çmimin Nobel 2015, në Fizikë. Bashkë-fituesi japonez i këtij çmimi Takaaki Kajita  u vlerësua për zbulimin e tij që neutronet kanë masë.

Përgatiti:Muraçi/Koha Jonë

SHKARKO APP