Suedia zyrtarisht në NATO, ministri Peleshi: Hap i rëndësishëm drejt sigurisë
Suedia është zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përshëndeti sot anëtarësimin e Suedisë në NATO, të cilin e cilësoi një hap të rëndësishëm drejt sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Pranimi i Suedisë shton fuqinë e NATO-s dhe ndërton një të ardhme më të sigurtë për të gjithë aleancën”, u shpreh Peleshi.
Suedia është bërë anëtarja e 32-të e NATO-s zyrtarisht, pasi e kompletoi procesin e anëtarësim sot në Shtetet e Bashkuara. Dorëzimi i dokumenteve u bë gjatë një ceremonie në Uashington, dy vjet pasi Suedia aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës.