Suel Çela rekrutoi ”gjyqtaren e TikTokut”, i ofroi makinë 40 mijë euro
Nga dosja voluminoze e SPAK-ut për grupin kriminal të Suel Çelës, kanë dalë detaje me rëndësi. Nga përgjimet e zbardhura, Suel Çela ndërhyn për të bërë të mundur emërimin e gjyqtares Pajtime Fetahu në krye të Gjykatës së Elbasanit.
Suel Çela i ofron një makinë 40 mijë euro gjyqtares Enkeleda Kapedani, (e njohur si gjyqtarja e Tiktokut), e shkarkuar nga Vetingu, në këmbim të tërheqjes së saj nga gara për kryetare të gjykatës, me qëllim që kryetare të zgjidhej Pajtime Fetahu.
Më 25 shtator 2020 Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishi të cilit i shkruan ”e cova Blerin të flasi me Enkeledën i rreshtova arsyet i thash ne e dimë që je burrneshë prandaj po vimë të themi tërhiqu jepja votën Fates dhe Landi është pa diskutim i thash ka një makin dhurat ca t’i dojë zemra asaj”. Ai i tregon se Enkeleda Kapedani është zgjedhur në krye të Gjykatës së Elbasanit me 4 vota, ndërsa Pajtime Fetahu ka marrë vetëm votën e saj. /Top Channel/