”Suksese në jetë”, urimi i Ramës për Bregun
Në Durrës, Edi Rama uroi Majlinda Bregun për detyrën e re si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, e pas saj e ka uruar me shprehjen “suksese në jetë” ambasadoren e BE-së në ikje, Romana Vlahutin, e cila qëndronte e ulur mes Bregut e Bushatit.
Pas kësaj shprehje të gjithë kanë vënë buzën në gaz por ambasadorja duket se nuk e ka kuptuar arsyen. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shpejtuar t’i shpjegojë se kjo shprehje kohët e fundit nuk kishte mjaft kuptim pozitiv në Shqipëri.
Ai më pas ka shpjeguar se kuptimi i ri i shprehjes “suksese në jetë” ishte rrjedhojë e një transkriptimi telefonik të ish-ministrit Ilir Beqaj që shkarkonte një drejtor pasi nuk kishte bërë punën. /Shqiptarja/
KOHA JONË SONDAZH

