Sukseset e Ramës/ Vjen ndihma për covid-19 nga Bashkimi Europian, plot 2800 broshura të përkthyera në shqip

Kryeministri Edi Rama tha sot se e do mandatin e tretë, pasi ai nuk mund t’i lërë betejat në mes. e në kuadër të betejave shumë-frontëshe, Rama ka marrë sot ndihmat e radhës nga Bashkimi Europian në betejën që Rama po zhvillon me koronavirusin.

Dhe në një kohë kur beteja e pandemisë është zhvendosur tek sigurimi i vaksinave, Bashkimi Europian i ofron qeverisë shqiptare plot 2800 broshura, që siç thuhet në njoftimin zyrtar, këto broshura vlejnë për të adresuar disa nga sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19.

“Projekti ka përgatitur, përshtatur dhe përkthyer në shqip një numër botimesh të Këshillit të Evropës për sigurimin e edukimit demokratik të qytetarisë në kohë krizash”, njofton Brukseli zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Per më shumë kliko KETU

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?