Sula: Ka një rrugë për shpëtimin e vendit. Drejtësia të pastrojë ”morrat e politikës”
Në seancën me mocion për çështjen McGonigal në Kuvend, deputeti i PD-së Dashnor Sula, ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Sula tha se ka ardhur ora që drejtësia të pastrojë “morrat e politikës”, ndërsa shtoi se është i bindur që Rama do të fundoset.
“Ka një rrugë të vetme që të shpëtojë ky vend. Një personi për të hequr morrin nga koka i duhen duart e tjetrit. Ishin ndërkombëtarët që ndërtuan Reformën në Drejtësi. Tani i ka ardhur ora që drejtësia të pastrojë morrat e politikës. Besoj se drejtësia është më e mirë se dje, por nuk është meritë e kësaj politike. Nuk ka për të shpëtuar asnjë njeri, ashtu siç janë pastruar shtete të tjera në rajon.
Kazani po vlon dhe të gjithë janë në të njëjtin hall si me SPAK në Shqipëri edhe me drejtësinë në SHBA. drejtësia amerikane do të flasë, nuk e ka me ngut. Rama ose do fundoset ose do lartësohet, por jam i bindur se kartoni i kuq i ka dalë edhe qeverisë edhe kryeministrit. Pyetja ime është a e kalon dot oqeanin kryeministri ynë, nesër e pas disa muajsh?”, tha deputeti.