Sula: Mazhorancë arr*gante, ndryshon ligjin në mënyrë të njëanshme! Presidenti i mbështet

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Dashnor Sula thotë se kaosi i cili ka kapluar Kuvendin në çdo seancë plenare përgjatë 3 muajve të fundit është një mënyrë opozitarizmi që iu është imponuar nga mazhoranca socialiste.

Sula shkruan se megjithëse dëshirojnë përballjen me argumente me qeverinë, në seancat plenare dhe komisionet parlamentare, arroganca e mazhorancës nuk u ka lënë hapësirë për të bërë opozitarizëm në kushte normale. Ndërsa liston edhe njëherë kërkesat e opozitës, Sula akuzon mazhorancën për ndryshimin e ligjit në mënyrë të njëanëshme, nismë në të cilën, sipas tij, ka edhe mbështetjen e Presidentit.

”Parlamenti Shqiptar i cili prej 22 muajsh bllokoi Reformën Zgjedhore me një bashkëkryetar të opozitës që nuk gëzon besimin e deputetëve të opozitës, sapo kryeministri tha se do synojë shumicë aritmetike, lajmëroi riaktivizimin. Pra në vend që të marrë parasysh shumicën e grupit, mazhoranca zgjedh vetë se kë do të njohë opozitë. Atë që nuk i shkakton ”dhimbje koke”’,-shkruan Sula, duke e pozicionuar veten kundër Alibeajt si bashkëkryetar i Zgjedhores.

I ndalur te thirrjet e Pandeli Majkos ndaj opozitës për dialog, Sula thotë me tone ironike ”kjo dorë e shtrirë nga ky koleg nuk duket pasi me gjasë këtu fillojnë problemet dentare dhe dora duhet për të mbyllur gojën”.

SHKARKO APP