Sula merr pjesë në analizën vjetore të Agjencisë Kombëtare të Barnave: Zero tolerancë për medikamentet e skaduara

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula mori pjesë në analizën vjetore të punës së Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, ku u prezantuan rezultatet e vitit të fundit dhe prioritetet për kontrollin e tregut farmaceutik dhe të pajisjeve mjekësore.

Sula theksoi rëndësinë që barnat dhe pajisjet mjekësore të jenë të certifikuara dhe të përputhen me standardet ligjore dhe ato të Bashkimit Evropian. Ai vuri theksin tek rreziku që paraqesin barnat kontrabandë, të falsifikuara apo të skaduara, si dhe dhënia e shërbimit nga personel i paautorizuar, duke thënë se këto praktika paraqesin kërcënim për shëndetin publik. Sula tha se kontrolli i rreptë dhe përputhja me standardet evropiane janë të domosdoshme për modernizimin e sistemit të mbikëqyrjes së tregut dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

“Ky është një sektor ku nuk mund të ketë kompromis. Barnat kontrabandë, ato të falsifikuara apo të skaduara nuk kanë vend në tregun shqiptar. Qasja jonë është dhe do të mbetet tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje në këtë fushë kaq të ndjeshme”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi gjithashtu nevojën për inspektime të shtuar ndaj farmacive sezonale gjatë periudhës turistike dhe mbikëqyrje më të rreptë të depove farmaceutike në spitalet, për të garantuar ruajtjen dhe shpërndarjen e barnave sipas standardeve të kërkuara. Në përfundim, Sula thse Inspektorati i Përgjithshëm do të vazhdojë të mbështesë mekanizmat e kontrollit dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për një treg të sigurt dhe të harmonizuar me standardet evropiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?