Sula: Rinumërimi nxori të vërtetën, PD-së nuk i janë vjedhur zgjedhjet! Tani nuk ka më grup të Bardhit në parti

Rinumërimi i 1207 kutive të votimit në qarkun e Tiranës u mbyll pa prodhuar asnjë surprizë. Rezultati përfundimtar mbeti i pandryshuar, Partia Socialiste konfirmon 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike mbetet me 13, duke përforcuar humbjen e thellë të kësaj të fundit. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se selia blu bëri gabim që përdori strategjinë e të bërit pis të procesit.

”Unë nuk mendoj se ka marrëveshje midis PS dhe PD-së dhe nuk dyshoj për një gjë të tillë dhe për këtë duhet të më besoni. Unë mendoj që më shumë janë te gabimet njerëzore, por taktika, po themi, e Partisë Demokratike dhe opozitës ishte e gabuar, e kanë trajtuar në këndvështrimin që të bëjmë pis procesin, të gjejmë problematika. Këtu mendoj që ishte problematika”,-tha Sula në ”Report TV”.

Për të ky proces vërtetoi se alibia e Berishës se i janë vjedhur zgjedhjet nuk qëndron. Nga ana tjetër, Sula ironizoi edhe përfaqësuesit e PD-së duke thënë se askush nuk do të mbajë përgjegjësi. ”Kjo ishte një gjë e mirë sepse verifikoi të vërtetën e procesit zgjedhor, përsa i përket gjithmonë kutisë, ditës së votimit, procesit të numërimit, të identifikimit të votës dhe për partitë politike dhe për individët, sepse nëse nuk ishte hapur, do kishim problematika të mëdha sepse do ngelte si një enigmë dhe do të keqpërdorej. Do thoshin aty ishin votat që ishin të verifikuara. Flas kështu sepse shoh që PD vazhdon ta transferojë problemin vetëm te kundërshtari. Kundërshtari atë punë ka, atë qëllim ka që ta deformojë rezultatin, po ti vetë sa i fortë je që mos ta lejosh të bëjë manipulime të tilla”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu deputeti Sula i cili u la jashtë listave të PD-së, shprehet se tani nuk ka më dy pole. ”Ishte më parë grupi i Gaz Bardhit dhe grupi i Berishës, tani për mua janë bërë tre. Një është grupi që përfaqëson Berishën që nuk mendon fare, një janë ata që mendojnë ndryshe në darkë dhe e kthejnë në mëngjes, dhe një grup tjetër i të rinjve dhe të rejave që mendoj unë, që luftojnë për t’u futur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?