Sulltan Novruzi, Basha: Bashkë kundër diktaturës së krimit

Nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se festa e Sulltan Novruzit është dhe thirrje për një “zgjim vullnetesh të shqiptarëve për të mposhtur diktaturën e krimit.

“Është po kështu 22 marsi historik, dita kur 26 vite më parë më 22 mars 1992, shqiptarët u bashkuan dhe mposhtën errësirën dhe tiraninë 45-vjeçare. Thirrje për një bashkim dhe zgjim vullnetesh të shqiptarëve për të mposhtur diktaturën e krimit për të marrë në dorë fatin tonë dhe për ta çuar Shqipërinë drejt destinacionit të saj hyjnor, drejt Shqipërisë së lirisë dinjitetit të punës dhe të demokracisë evropiane”, tha Basha.

Ai e quan këtë ditë si dita e paralajmërimit dhe bekimit të së nesërmes evropaien të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, 22 marsin e historisë, paralajmërimin dhe bekimin për të nesërmen evropiane për çdo shqiptar”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?