Sulltan Novruzi, politikanët: Më shumë forcë dhe dritë (VIDEO)
Në mbarë botën, besimtarët bektashinj kremtojnë çdo 22 mars ditën e Sulltan Novruzit, lindjen e Imam Aliut. Mes besimtarëve dhe politikanëve në fjalimin e rastit Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Ibrahimaj kërkoi më shumë kujdes ndaj personave në nevojë.
Në mesazhin e tij, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përçoi apelin për bashkim pasi sjell një të ardhme më të ndritur. ”Kjo ditë e bukur dhe ky manifestim i kapërcen kufijtë e kësaj kryeqendre botërore, edhe kufijtë tanë kombëtarë, duke dhuruar mesazhe të qarta mbi rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes besimeve fetare, mes etnive, mes kombeve dhe mes vendeve, për të ndërtuar së bashku një botë të paqtë dhe për të dhuruar më shumë dashuri mes njerëzve, më shumë mirëkuptim në gjirin e familjes dhe më shumë optimizëm në zemër të shoqërive tona moderne”,-u shpreh Presidenti Ilir Meta.
Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri pak politikë me urimin e tij. ”Është dita e ringjalljes, është disa që shënon fundin e dimrit, një dimër i egër dhe nisjen e pranverës. Është drita e fitores së dritës mbi errësirën”.
Të njëjtin mesazh dhe edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. ajo uroi shqiptarët që klasa politike të reflektojë për të shumë më shumë forcë dhe dritë.
”Drita e Zotit u ndriçoftë rrugën të gjithë shqiptarëve, dhe të reflektojë klasën politike për t’i dhënë më shumë dritë, më shumë begati, më shumë paqe dhe më shumë forcë shqiptarëve. Ju uroj dhe ju që në këtë ditë pushimi ju shërbeni qytetarëve dhe ne njëkohësisht, duke na çuar zërin tonë dhe fjalën tonë tek ta. Gëzuar për shumë vjet, mbarësi për ju dhe familjet tuaja. Paqja mbizotëroftë në shpirtin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve”.
Kryegjyshin e bektashinjve e uroi edhe Konsulli i Nderit të Meksikës dhe Presidenti I RTV Ora News Ylli Ndroqi me bashkëshorten e tij.
KOHA JONË SONDAZH

