Sulm kibernetik në disa prej faqeve qeveritare, hakerohet KLSH, Kuvendi dhe ILDKPI
Sulm kibernetik në disa prej faqeve qeveritare. Mësohet se prej disa orësh rezultojnë jashtë funksionit faqet e KLSH, ajo e Tatimeve, ILDKPI-ja, si dhe faqja e Kuvendit.
Faqja e Kuvendit u hakerua më datë 25 dhjetor nga “Homeland Justice”, teksa dje në një reagim zyrtar nga institucioni u tha se kishte patur një tentativë për fshirje të dhënash.
“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhej në mesazhin e publikuar nga hakerat në Telegram.