Sulm me thikë në një tren në Gjermani, dy të vrarë dhe 7 të plagosur

Dy persona u vranë sot në një sulm me thikë në një tren në Gjermani, tha policia dhe gazeta Welt.

Sipas informacioneve të Welt.de gjermane, autoritetet po flasin për shtatë pasagjerë të cilët u plagosën në sulmin në një tren rajonal që drejtonte linjën Kiel-Hamburg, teksa dy vdiqën pak më vonë.

Sipas policisë Schleswig-Holstein, sulmuesi, i cili është arrestuar, është një refugjat nga Siria. Motivet e tij mbeten të paqarta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi ndodhi në trenin rajonal RE 7 pranë zonës Brockstedt në Schleswig-Holstein. Arsyet e sulmit mbeten të paqarta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stacioni mbetet i mbyllur me vendim të Policisë, ndërsa siç njoftoi edhe “Hekurudhat Gjermane” (Deutsche Bahn), ka anulime në kalimin e trenave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?