Sulm ndaj lokalit të shqiptarëve në Bruksel, ka viktima dhe të plagosur
Jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj sulmet me armë ndaj njeri tjetrit shqiptarë nuk mungojnë. Dy të vrarë dhe 3 të plagosur është bilanci tragjik i një ngjarje në një lokal me pronarë shqiptarë në Saint-Galles të Brukselit. Sulmi lidhet me trafikun e drogës. Goditja ka ndodhur midis orës 01:00 dhe 02:00 pas mesnate në një kafene në “Rue de l’Argonne”, jo shumë larg Gare du Midi.
Autorët e të shtënave mësohet se kanë qëlluar me kallashnikovë, ndërsa plumbat kanë goditur klientët që ndodheshin në tarracën e lokalit. Dy persona u vranë dhe tre u plagosën. Njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të lehtë, ndërsa dy të tjerët në gjendje më të rëndë.
Dy personat e vrarë dyshohet se ishin viktima aksidentale. Ata janë një burrë dhe një grua. Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, megjithëse ka dyshime se është e lidhur me drogën. Objektiv i atentatit mund të kenë qenë pronarët shqiptarë të kafenesë.
Të shkosh të pish kafe në lokalet e shqiptarëve problematikë dhe ja si e pëson! Edhe në Tiranë, sidomos në ish-bllok, ka lokale me pronarë me lidhje me drogën dhe ku rivaliteti mund të pëlcasë si në Bruksel!