Sulm në New Orleans, 16 të plagosur, nuk dihet nëse është sulm i ISIS (Video)

 

Të paktën 16 persona u qëlluan në New Orleans, Louisiana, kur persona të armatosur hapën zjarr mbi një turmë prej qindra njerëzve që u mblodhën në një shesh lojërash për filmimin e videos.

10 prej viktimave të lënduara nga të shtënat janë hospitalizuar në Qendrën Mjekësore të Universitetit, njofton kanali lokal WWLTV, transmeton arbresh.info

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetarët që punojnë në vendin e ngjarjes thanë se turma prej rreth 500 personash gjithashtu përfshinte fëmijë dhe adoleshentë.Asnjë fëmijë nuk u plagos, por një numër i adoleshentëve janë dërguar në spital.Raportet kontradiktore duke cituar dëshmitarët thonë se mund të kenë qenë të paktën dy sulmues që kanë shtënë në turmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?